Storia di Greci in Arbëresh

KATUNDI
Më para të arejn arbëresht ndë Katund, hora xha ish e ish shumë a vjetrë. Embri Greçi a gjemi çë ka viti 535, kur Giustiniano, impëratori të Kustantinopolit, tërgoqi Belisario ka Italia Meridionale. Ka ki mot u bëqën shumë horë grek e u bë adhe Katundi. 
Hora qe a dedhur pëdhre ka Saraçinët ka viti 908 e ka viti 1039 prinçëpi të Bënëvientit, Pandolfi e i biri Landolfi, libën kontit Potone, katapano, të bëj pometna horan (sembu ma embrin Greçi). Ka ai mot, ndë Katund ish një kumerç çë vej ka Abruci njera ka Puja. Ka viti 1461 njera ka viti 1464 Gjergj Kastriota Skanderbeg, burr i math të Arbërias, bashkë ma tjertë arbëresh gjah ai, eth ka Italia pë të ndihi Ferdinandin të Aragonas condru Xhuani të Angiòit.
Skanderbeg ka 14 ghusti të 1461, bashkë ma burrat të atijat, ka “Bataja të Urcarsë” (battaglia di Orsara-Terrastrutta, një vend mbaçu Katundit) ngavënjeqin Anxhoinat. Pas ktë batajë, një grup të arbëresh u mbet ndë Katund pë të a ruaj, pse mbaçu horsë izhën Faita e Çelë Sënd Vit: di horë franxhezë. Kur edhën adhe famijët të arbëreshuit, u mbedën gjithë ndë Katund.
Mbi horan grek zunë fighë të bëjn, ka vendi Bregut, hora a re. Ata bëqën kalivat, shpitë ma shkëmba, ma drasa e ma qaramidha. Kalivat izhën një vend ku rrijnë bashkë kështert e animajt. Kta kaliva izhën shumë vashu e të vëna një pas njetrja. Ka ata çë u mbedën sot, rrinë vetëm animajtë. Arbëresht prunë, bashkë ma ata ka Arbëria, adhe riti grek-ortodos, çë u mbet ndë Katund njera sa veskui Orsini nëng a nxuar ka viti 1690. 
Hora Katundit u le pometna ma kulturan, ma storian, ma besan, ma mitin e ma gjuhan të këtiruj arbëresh. Kta nxuarën embrin çë hora kish më para, Greçi, e a thridën Katundi, çë ka gjuha arbëreshe vjen e m’a thenë “horë” e pë ata “hora ku u leqa”. Ka tënëmendi Katundit gjëndan shumë venda ma embra arbëreshe: Sheshi Kikut, Pighi, Fiza, Ghama, Mali, Vreshtë, Bregu, Shkëmbi, Rëshkalatat, Shelqi, Projgas.
 
GJUHA
Katundi adhe sa ishtë një horë dharasu ka tjertë horë arbëreshe të Kalabrias, të Molizit, të Siçilias e të Bazilikatas, mbaqi gjuhan a saj, kulturan a saj çë qe a mbësuar, njera mbër nani, vetëm të flitshi. 
Gjuha a folur ndë Katund, gjagh ka tjertë horë arbëresh, ka elemenda të toskit, gjuha çë vjen ka Toskëria, vendi ka igën shumë arbëresh, kur Arbëria qe a zenë ka Turkat. Gjuha të Katundit ishtë shumë a vjetrë, e gjatë pesëqind vjet diqi të mbaj elemenda orixhinal të asaj,ma tua gjegjur, sot janë shumë fjala çë vinjan ka hortë mbaçu.
 
ALFABETI
Alfabeti i gjuhës të Katundit ka 35 (tredhjetë E gjashtë) letra. Ata janë:
A, B, C, Ç, D, DH, E, Ë, F, G, GJ, GH, H, I, J, K, L, M, N, NJ, O, P, Q, R, RR, S, SH, T, TH, U, V, X, XH,Z,ZH
 
 
indietro
 


 
torna all'inizio del contenuto